Home Uncategorized Hahn: Në fill...

Hahn: Në fillim zgjedhjet e lira dhe Vettingu, pastaj hapen negociatat

5
0

Shqipëria më parë duhet të japë rezultat për prioritetet e vendosura nga BE dhe më pas të kërkojë hapjen e negociatave. Apeli është bërë nga Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Johannes Hahn i cili këshillon Tiranës zyrtare të mos nxitohet me kërkesën për hapjen e negociatave në fund të këtij viti.

Nga Brukseli, zyrtari i lartë i BE-së tha se hapja e negociatave për Shqipërinë në fund të vitit mund të arrihet nëse kriteret e vendosura do të trajtohen në një mënyrë inkurajuese dhe do të prodhojnë rezultate pozitive.

Sipas Hahn, kriteret që do bëjnë diferencën për hapjen e negociatave, janë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme më 25 Qershor, që do t’i adresohen BE-së përmes raportit të OSBE-ODHIR, zbatimi dhe efektet e para të reformës në Drejtësi dhe Vettingu si dhe së treti lufta kundër drogës.

“Kriteret që do vendosin për hapjen e negociatave janë, zgjedhjet e lira, procesi i Vettingut dhe lufta kundër drogës” ka thënë Hahn.

Komisioneri për Zgjerim pritet këto ditë të vizitojë Ballkanin dhe më konkretisht do të jetë në Serbi, ku në fokus do të jetë situata në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë Hahn nuk ka në axhendë një vizitë në Tiranë këto kohë, ose të paktën deri në përfundim të zgjedhjeve.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit