Home Aktualitet Goditi me sen...

Goditi me sende të forta drejtorin e nëndrejtoreshën e shkollës, në pranga 18-vjeçari

7
0

Një 18 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka goditur me sende të forta drejtorin dhe nëndrejtoreshën tek “Shkolla e Bashkuar”, në Farkë të Madhe.

Në pranga ka rënë Aldo Troski, 18 vjeç, banues në Tiranë pasi ka goditur me sende të forta drejtorin e shkollës Xh. Q., 56 vjeç, banues në Tiranë dhe nëndrejtoreshën, shtetasen O. I., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë të riun të ndërmarrë veprime të tilla, ndërsa pritet të merret në pyetje në komisariat.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit