Home Sporti Gigs “tradhët...

Gigs “tradhëton” Ronaldon: Leo Messi është gjeniu, lojtar si ai sheh veç një herë në jetë

111
0

“Të zgjedhësh mes të dyve është mëse e vështirë. Do të doja të thoja për Kristianon, duke qenë se me atë kam luajtur dhe e kam parë evolucionin e tij si lojtar, por Mesi është një gjeni. është një lojtar që e sheh njëherë në jetë. është e vështirë të zgjedhësh dhe do doja të thoja Kristianon, por është krahasim i kotë”.

Në dilemën e përjetshme të dhjetëvjeçarit të fundit se cili mes Ronaldos dhe Mesit është më i mirë, Rajan Gigs, ish-ylli i Mançester Junajtidit dhe ish-shok ekipi me asin portugez, sot trajner i Uellsit, nuk ka asnjë dyshim.

“Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të bëhej një prej golashënuese më të mirë të historisë së futbollit. Mbaj mend debutimin e tij ndaj Boltonit, ku e teproi shumë. Nuk pasonte topin, driblonte dhe simulonte shumë. Për të te Junajtid ishte një nisje e vështirë. Por më pas çdo gjë ndryshoi dhe ne e dinim se duhet ta pasonim topin te Kristiano, ndonëse në ekip kishim lojtarë si Runi, Skols apo Tevez. E dinim se ai ishte në gjendje të bënte diferencën. E ka bërë këtë në klube të mëdha si Junajtid, Reali dhe tani te Juventusit. Në zonë është vdekjeprurës, driblon, gjuan me të majtën dhe të djathtën. Kristiano është padyshim nga më të mirët e të gjitha kohërave”.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit