Home Aktualitet Gazeta “Roma”...

Gazeta “Roma”: 1300 kontenierë me mbetje zhduken në Shqipëri

12
0

Lajmi i zhdukjes së 1300 kontenierëve që dyshohen me lëndë kimike dhe mbetje është pasqyruar edhe nga media të tjera italiane. “Pianeta Italia News”, një portal italian publikoi dy ditë më parë një investigim që fliste për trafikun e mbetjeve ga Italia në Maqedoni. Sipas këtij artikulli, rreth 1300 kontenierë me mbetje të nisura drejt Maqedonisë nga Italia rezultojnë se janë zhdukur në Shqipëri. “Pianeta Italia News”, hidhte dyshime se kontenierët me plehra dhe lëndë kimike, mund të jenë groposur në Shqipëri. Po sipas kësaj medie, Prokuroria Italiane dhe Prokuroria shqiptare kanë nisur hetimet për këtë ngjarje.

Lajmi shkaktoi jo pak reagime në Shqipëri. Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endi Fuga e përgënjeshtroi në mënyrë kategorike këtë lajm.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla mohoi që të ketë nisur ndonjë hetim për këtë çështje. Gjithashtu, mohoi që me palën italiane të jetë diktuar tema të tilla gjatë vizitës së Prokurorit të Anfimafies Italiane pak dirë më parë në Tiranë.

Publikimi i artikullit në “Pianeta Italia News” u cilësia si një lajm i rremë, për shkak se kjo media ishte modeste dhe kritere të besueshme në servirjen e informacionit.

Sot, Ambasada e Shqipërisë në Romë i ka kërkuar faqes që publikoi fillimisht lajmin. “Pianeta Italia News”, përgënjeshtrimin e informacionit të shpërndarë.

Por po sot, gazeta italiane, “Roma”, një ndër më të vjetrat ka shkruar sërish për këtë çështje. Në të përditshmen napoletane, lajmi i zhdukjes së 1300 kontenieravë është kryeartikull.

Lexoni edhe:

Qeveria Shqiptare kërkon përgënjeshtrimin e lajmit për 1300 kontenierët

1300 kontenerë mbetje kimike grosen në Shqipëri. Endri Fuga: Mashtrim!

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit