Home Sporti Gaz Demi: Par...

Gaz Demi: Partizani-Skënderbeu do luhet pa tifozë. Le të shkojnë ta shohin ata të Federatës

40
0

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, është shprehur se nuk do të paguajë lekë për të ulur dënimin e tifozave.

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në TVSH, presidenti i të kuqve tha se ka vendosur që takimi Partizani-Skëndërbeu të luhet pa tifozë. Kjo sipas tij për ti bërë qefin FSHF-së dhe komisioneve të saj që kanë dënuar tifozerinë e kuqe.

“Nuk i paguaj lekët për të ulur dënimin. Partizani-Skënderbeu do të luhet pa tifozë. Le të shkojnë ta shohin ata të Federatës dhe televizionet. Duan ta bëjnë kështu futbollin, le ta bëjnë. Nëse u duket i bukur kështu, le ta bëjnë. Si ka mundësi që miqtë dënohen 4 javë, ndërsa organizatorët nuk doënohen fare?! I referohem ndeshjes në Kukës. Pse kështu do të vazhdojmë? E kanë shëmtuar futbollin dhe po e them edhe njëherë, kjo që ndodh këtu është një maskaradë”, tha Gaz Demi.

Klasifikimi i Kategorisë Superiore pas javës së 25-të:

Pas mbarimit të dy ndeshjeve të fundit të Kategorisë Superiore, është konsoliduar dhe tabela e renditjes. Me fitoren e djeshme Kukësi mban i vetëm vendin e parë, me dy pikë më shumë se Partizani dhe Skëndërbeu.

Ndërkohë, dueli mbetet i fortë për një vend në Kupat e Europës dhe për mbijetesën ku përjashtim bën vetëm Korabi që ka pak shanse të mbijetojë.

Klasifikimi i Kategorisë Superiore.

  1. Kukësi 51-pikë
  2. Partizani 49-pikë
  3. Skëndërbeu 49-pikë
  4. Luftëtari 33-pikë
  5. Vllaznia 31-pikë
  6. Tirana 30-pikë
  7. Teuta 27-pikë
  8. Flamurtari 22-pikë
  9. Laçi 22-pikë
  10. Korabi 12-pikë

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit