Home ShowBiz Gabriel Garko...

Gabriel Garko vjen në Tiranë, çmenden femrat në “Facebook”

46
0

Aktori i mirënjohur Italian i ka thënë ‘po’ ftesës së producentes Holta Dulaku. Deri më tani nuk dihet ende se çfarë roli do të ketë Garko. Megjithatë një gjë është e sigurt, në një pistë kërcimi, ai patjetër që do të vallëzojë. Ndoshta fatlumja në këtë rast do të jetë moderatorja, Amarda Toska. Ashtu si ndodhi dhe para disa vitesh, ish kryetari i bashkisë, Edi Rama, pati një kërcim me prezantuesen Alketa Vejsiu. Lajmi se Gabriel Garko do të vijë në Tiranë, ka bërë që shumë femra të entuziazmohen.

Ka patur një numër shumë të lartë komentesh dhe komplimentesh drejtuar aktorit simpatik. Tashmë publiku femëror është gjithë sy e veshë duke pritur një ndër ikonat më seksi të kinematografisë italiane. Mysafiri i Holtës do të jetë në rolin e të ftuarit të nderit në mbrëmjet e kërcimit, ku me shumë gjasa do të japë dhe vlerësimin e tij për konkurrentët. Gabriel Garko përveçse në kanalet televizive italiane, është shumë i njohur dhe në Shqipëri. Telefilmat të luajtur prej tij janë ndër më të suksesshmit dhe në kanalet shqiptare.

BW

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit