Home POLITIKE Ftesa nda PD ...

Ftesa nda PD për dialog, Peleshi: Bëhet në emër të interesave madhore

32
0

Zv/kryeministri Niko Peleshi ka theksuar se ftesa për dialog mes opozitës dhe maxhinteresit madhor të vendit, ftesën për dialog që maxhoranca i ka bërë opozitës. Nuk mund të sakrifikojmë vettingun për hirë të interesave të asnjë force politike tha Peleshi.

Peleshi: Sa herë që kemi çështje të mëdha përpara ia vlen të diskutojmë, nuk duhet ta sakrifikojmë Vettingun dhe në tërësi Reformën për Drejtësi për shkak të interesave apo të sajesave të ditës. Jemi shumë pranë zgjedhjeve. Natyrisht çdo parti ka mundësinë për tu testuar se sa e mbështetur është në popull, është e vetmja mënyrë për të testuar se sa mirë apo sa keq e kemi bërë ne sjelljen e mazhorancës apo opozita sjelljen në opozitë.

Në lidhje me ligjin e dekriminalizimit, numri dy i qeverisë tha se ai tashme ka nisur zbatimin nga institucionet e drejtësisë.

Peleshi: Është tashmë i miratuar nga dy krahët politik zbatimi i saj është çështje e institucioneve të drejtësisë dhe sic e keni parë, ka filluar të zbatohet. Pra, nuk është një çështje që është në pikëpyetje të vullnetit politik të mazhorancës.

Nga Korca ku firmosi peticionin për vettingun, Niko Peleshi pohoi se tashmë qeveria është para dy sfidave të reja, uljes së papunësisë dhe reduktimit të varfërisë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit