Home Aktualitet Frikë nga hak...

Frikë nga hakmarrja. Zhduket familja e ish-komandos vrasës

31
0

Frika nga hakmarrja e ka boshatisur shtëpinë e ish-Komandos Alban Voda në fshatin Ujë Mirë të njësisë Sukë në Bashkinë e Këlcyrës.

Vëllai i viktimës, Shyqeri Hoxha ka reaguar ashpër duke thënë “ta dëgjojë e gjithë bota, unë nuk rroj gjatë sa ta çoj atje “sipër”, jo vetëm atë, por të gjithë si familje”.

Megjithë lidhjen mes dy familjeve, konfliktet nuk kanë munguar asnjëherë. Kanë qenë 4 raste, djegia e mullarit, djegia e kasolles me dhentë, plagosja e tij me gur dhe heqja e kokës. Sepse ne pranuam pajtimin”, u shpreh Shyqeri Hoxha, vëllai i viktimës.

Kryeplaku i fshatit thotë se Albanin e njeh njeri pa probleme, por që nuk komunikonte më që pas kthimit nga shërbimi në Afganistan. “Kur donte të fliste, kur nuk donte s’të kthente përgjigje”, shprehet kryplaku Asllan Sako.

Ish komando i tregoi policëve se vrasjen e kishte kryer sepse viktima kishte dashur ta mbyste me një kokërr ulliri, një rrëfim ky që tregon gjendjen e rënduar psikike të tij. E megjithatë problemet mendore, ai nuk kurohej dhe nuk kishte asnjë shënim në kartelën mjekësore.

Personi nuk është paraqitur asnjëherë në qendrën shëndetësore. Nuk ka kryer asnjë vizitë tek mjeku specialist psikiatër ose te konsulta në vlorë”, thotë mjeku Arjan Xhaferaj.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit