Home Sporti FOTO/ Momente...

FOTO/ Momentet e dhimbshme, 6 legjendat që i kthyen kurrizin trofeut të lakmuar

6
0

E përditshmja katalanase “Mundo Deportivo” ka publikuar 6 momentet më të hidhura në historinë e futbollit kur lojtarët e mëdhenj kanë humbur finalen dhe në këtë mënyrë janë detyruar t’i kthejnë kurrizin trofeut.

1.Gianluigi Buffon (Champions League 2017), është ende e freskët dështimi i italianit në finalen e madhe të Cardiffit. Fotot zhgënjyese të Buffon pranë trofeut bënë xhiron e botës.

2. Zinedine Zidane (Kupa e Botës 2006), momenti kur Zidane del me karton të kuq për shkak të sulmit të famshëm ndaj Materazzit. Zhgënjim i madh!

3. Leo Messi (Kupa e Botës 2014), Argjentina pas 120 minutash lojë u mposht nga Gjermania. Messi pëson dështimin e madh.

4. Paolo Maldini (Champions League 2005), një ndër finalet më dramatike në të gjithë historinë e këtij kompeticioni pasi Liverpool përmbysi rezultatin e pjesës së parë 3-0 përballë Milanit.

5. Thierry Henry (Champions League 2006), Samuel Eto’o dhe Barcelona i shuan ëndrrën Henry.

6. Johan Cruyff (Kupa e Botës 1974), Holanda u mposht nga Gjermania Perëndimore.

/ SYRI.net /

ImageImageImageImageImage

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit