Home Kosova FOTO/ Kërkohe...

FOTO/ Kërkohet ky fëmijë 4 vjeç kosovar nga fshati Mramor, humbi më 15 mars

133
0

Ka humbur fëmija kosovar Erion Gashi, 4 vjeç nga fshati Mramor i Kosovës.

Familjarët kanë bërë të ditur për Klan Kosovën se kërkimet ende janë duke vazhduar, teksa shtojnë se ato po bëhen tashmë vetëm nga fshatarët dhe të gjithë banorët të cilët vullnetarisht kanë shkuar për të ndihmuar për të gjetur katërvjeçarin e humbur.

Po ashtu, famijarët të shqetësuar kanë thënë për Klan Kosovën, se Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe policia po ashtu, ende pa rënë në ndonjë gjurmë të Erion Gashit, janë larguar nga vendi ku po zhvilloheshin kërkimet.

Katërvjeçari nga Mramori është zhdukur në mbrëmjen e së mërkurës dhe ende janë duke vazhduar kërkimet për të.

Luten të gjithë që mund të kenë informacion rreth lokacionit të Erion Gashit të lajmërohen në numrin 00 377 45 262 087.

Katërvjeçari në kohën kur ka humbur kishte të veshur tuta të kaltra dhe bluzë  të së njëjtës ngjyrë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit