Home Aktualitet Foto – ...

Foto – Kapet sasi e konsiderueshme kanabisi në trajlerin me baleta druri

38
0

Një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike është sekuestruar nga policia në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë, ndërsa në pranga ka përfunduar një shtetas maqedonas.

Burime zyrtare konfirmuar se lënda narkotike, pesha e të cilës është ende e pa konfirmuar, ishte fshehur nëpër baletat e drurit në rimorkion e një trajleri.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin, Nikola Damcheski, 40 vjeç, drejtues i mjetit të tonazhit të rëndë.

Policia sqaron: Shtetasi i mësipërm është paraqitur në dalje të RepublikësShqipërisë me  një mjet tip trailer të markës “Volvo”me targa OH9622AB dhe Rimorkio me targë OH0696AC, në të cilën ishin të imbarkuara baleta druri. Ky mjet u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë dhe më pas në skaner. Gjatë procesit të skanimit u shfaqën dyshime se në mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike.

Nga kontrolli i detajuar, në pjesën e brendshme të çdo balete u konstatuan vende të përshtatura, në të cilat ishin fshehur kuti plastike (me ngjyrë të  zezë)të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.

 Ky mjet është transportuar në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ku nga ana e Sektorit për Narkotikët dhe Trafiqet po vijon puna për nxjerrjen e çdo kutie me lëndë të dyshuar narkotike dhe peshimin e saktë të kësaj sasie, si edhe thellimin e hetimeve  lidhur me këtë linjë të trafikut ndërkombëtar”.

Në përfundim të veprimeve procedurale do ju informojmë për detaje të tjera më të hollësishme.

/Ora News/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit