Home Aktualitet Fondacioni Vo...

Fondacioni Vodafone Albania mbështetës i nismës ‘Vraponi për fëmijët”

9
0

 

Iniciativa ‘Vrapo për fëmijët’  ka lindur para tre vitesh si përgjigje ndaj nevojave të fëmijëve jetimë dhe të varfër që vuajnë prej sëmundjes së leuçemisë . Në vitin 2013, Fondacioni Vodafone Albania iu bashkua kësaj nisme nën sloganin ‘Vodafone vrapon për fëmijët” dhe nga fondet e dhuruara u ndihmuan 13 fëmijë të sëmurë të shtruar në spitalin pediatrik të Tiranës. 

 

Të gjithë pjesmarrësit në këtë garë do mund te kontribuojnë në mbledhjen e fondeve përmes pagesës së tarifës së pjesmarrjes. I gjithë fondi i mbledhur do të shkojë në ndihmë të fëmijëve të prekur nga kanceri të cilët kanë nevojë për seanca intensive kimioterapie.

 

I kthyer tashmë në një traditë, ky aktivitet do të zhvillohet sërish ditën e shtunë, 8 Nëntor, tek liqeni artificial i Tiranës, ora 9:00, duke shpresuar që kontributet e mbledhura këtë vit të jenë akoma më të mëdha dhe të ndihmojnë akoma edhe më shumë raste femijësh që janë në pritje të shërbimeve mjekësore aq të nevojshme për ta.

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit