Home Aktualitet Fillojnë disa...

Fillojnë disa fluturime nga aeroporti i Rinasit

5
0

Tirana International Airport njofton se sot më 15 qershor 2020, rifillojnë fluturimet e mëposhtme:

Austria Airlines – Fluturimi nga Vjena mbërrin në 14.20 dhe niset në 15.05.

Air Serbia – Fluturimi nga Beogradi mbërrin në 14.30 dhe niset në 15.00.

Air Albania – Fluturimi i riatdhesimit nga Frankfurti mbërrin në 18.15.

Aegean Airline – Fluturimi nga Athina mbërrin në 19.25 dhe niset në 20.05.

Aeroporti nënvizoi: “Ju lutemi pasagjerëve që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e sipërpërmendura. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim i shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare,” përfundon TIA..

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit