Home POLITIKE Erion Veliaj ...

Erion Veliaj takon të rinjtë: Lista e PS dominohet nga ta, janë gjeneratori i programit tonë (VIDEO)

39
0

Kreu i Bashkisë së Tiranës, por edhe drejtuesi politik i PS-së për këtë qark në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, Erion Veliaj zhvilloi këtë të mërkurë një takim me të rinjtë. ”Energjia e mirë e të rinjve shqiptarë është ngjitëse, të entuziazmon për të çuar përpara çdo punë të dobishme që kemi nisur për vendin dhe qytetin. Jam krenar për çdo të ri, që na është bashkuar për më shumë punë”,-tha Veliaj.

Gjatë takimit me përfaqësues të Forumit Rinor EuroSocialist, ai tha se të rinjtë në Shqipëri janë sot “partia” më e madhe, ndaj politikat e mazhorancës i adresohen atyre.

”Po të ishte parti më vete, grupmosha 18-30 vjeç do ishte “partia” më e madhe në vend, se jemi ende një popull i ri. Ndaj, temat që përqafon sot e majta dhe që i ka në doktrinën e vet janë thellësisht të ndjeshme për rininë. Shumë nga punët që ne bëjmë në Bashkinë e Tiranës, duke filluar nga shkollat e reja, Karta e Studentit, konviktet e reja, kanë një përputhshmëri me çështjet ku rinia ka interes,” tha Veliaj.

Ajo që veçoi Veliaj, ishte fakti se taksa progresive mund të quhet pa mëdyshje sot taksa që ndihmon të rinjtë, pasi i jep mbështetjen kryesore në hapat e parë të jetës për ta. “Shumica e të rinjve nuk e nisin punën me rrogë 2 milion e gjysmë lek. Të rinjtë e fillojnë me një pagë minimale. Tani që paga minimale do të bëhet 400 mijë lekë, me programin tonë të ri dhe në mandatin tonë të ardhshëm, taksa për këtë fashë do të jetë sërish zero,” tha Veliaj, duke theksuar se ajo që PD propozon është minus 9% e pagës që në ditën e parë të punës për të rinjtë, përmes taksës së sheshtë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit