Home Magazine Emigrantët nu...

Emigrantët nuk e harrojnë plazhin e Darëzezës

85
0

Plazhi i Darëzezës është shndërruar këtë sezon në vendin më të preferuar për shqiptarët me banim në shtete të ndryshme të botës. Ndërthurja natyrore e detit, rërës dhe pyllit, si dhe kushtet e mira në hapësirat publike dhe ato private, e kanë rritur ndjeshëm numrin e pushuesve. Silvi, vajza që prej 5 vitesh vazhdon studimet e larta në Gjermani, është shumë e kënaqur me kushtet e mrekullueshme që ofron plazhi i Darëzezës.

Ndërsa për Anën me banim në Itali, bregdeti i Darëzezës të fal qetësinë dhe privatësinë familjare, për shkak edhe të hapësirës së madhe që ka brezi i rërës. Çadrat e plazhit janë në largësi të konsiderueshme njëra nga tjetra dhe me çmim të ulët.

Ndonëse me banim në SHBA, Erjoni së bashku me familjen e tij, çdo vit pushimet i bëjnë në plazhin e Darëzezës. Me nostalgjinë e fëmijërisë, emigranti thotë se kushtet në plazhin e Darëzezës jane përmirësuar ndjeshëm por duhet të ketë kontrolle më të rrepta për makinat që lëvizin përgjatë bregdetit. /TCH/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit