Home Sporti Egbo: Nëse ja...

Egbo: Nëse japim maksimumin, Zoti do na shpërblejë!

6
0

Humbja e parë pas 17 ndeshjesh nuk e ka demoralizuar aspak trajnerin Egbo. Në intervistën e zakonshme para ndeshjes kundër Vllaznisë strategu nigerian është shprehur i bindur tani është shprehur se lojtarët e tij do të japin 200 për qind në fushë.

“Çdo ndeshje është si finale për ne dhe do futemi në fushë për të marrë maksimumin. Ndeshja e Teutës, është një ndeshje ku mund të marrim si mësim. Nëse më parë ishim 100% gati, tani duhet të jemi 200 % gati. Unë nuk dua të shikoj për deklaratat që japin të tjerët. Nuk jemi aspak në presion, jemi të qetë.

Do jemi të shqetësuar nëse futemi në fushë dhe nuk japim maksimumin. Nëse futemi në fushë dhe japim maksimumin Zoti do na shpërblejë. Pas Koronavirusit, çunave iu kam dhënë se të gjitha ndeshjet do jenë si finale, nuk ka ndeshje të lehta as të vështira.

Ne nuk e dimë se si do vijë kundërshtari, Teuta nuk luajti prapa por të shikojmë nesër. Çdo ndeshje ka specifikën e saj. Ngoo ka dhënë më shumë asiste se të gjithë në skuadër, ai duhet të vazhdojë të bëjë më mirë. Është gjithçka shumë në rregull me të dhe nuk ka probleme”, u shpreh Egbo. /R.Lika-Koha Jone/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit