Home Editorial Edi Rama, i v...

Edi Rama, i vetmi politikan shqiptar që nuk e njeh institucionin e dorëheqjes

658
0

Edi Rama ka 21 vite e kusur direkt në politikë dhe pa ikur asnjëherë nga pushteti. E filloi në shkurt 1998 si ministër kulture, ku e solli Ben Blushi nga Parisi dhe që kryeministri i kohës Fatos Nano e emëroi direkt ministër.

Shkëlqeu si ministër.

Më pas Ilir Meta vuri veton në PS dhe e bëri kryetar bashkie në vitin 2000.

Edi Rama qëndroi deri në vitin 2011 kryetar bashkie në Tiranë. Në dy mandatet e para si kryebashkiak punoi fort dhe mirë.

Nga viti 2011-2013 ishte lider i opozitës, një pushtet i madh ky për një politikan.

Në qershor 2013 Ilir Meta e bëri Ramën si kryeministër, pasi pa votat e LSI nuk e merrte pushtetin.

Nga viti 2013 deri tani (2019) është kryeministër.

I kërkohet dorëheqja për korrupsionin, krimin, vjedhjen e votave, moshapjen e negociatave me BE, por as që do t’ia dijë.

Në këto 29 vite kanë dhënë dorëheqje Sali Berisha, Fatos Nano, Pandeli Majko dhe Ilir Meta, por jo Edi Rama.

I vetmi politikan i lartë i cili nuk e njeh dorëheqjen në 28 vite politikë!

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit