Home Magazine Edhe pas 500 ...

Edhe pas 500 vjetësh, Magelani vazhdon të frymëzojë eksploruesit

29
0

I admiruar për kurajën dhe vendosmërinë e tij, eksploruesi portugez, Fernando de Magelani vazhdon të frymëzojë eksploruesit e kozmosit dhe të oqeaneve që, 500 vjet pas udhëtimit të parë planetar, shikojnë tek ai një simbol të kërkimit të dijes.

“Magelani vazhdon të jetë një frymëzim 500 vjet më pas sepse është një pionier i një epoke ku eksploruesit që niseshin pa destinacion kishin tendencë për të mos u rikthyer”, deklaroi francezi Fabien Cousteau, kineast dhe eksplorues oqeanik ashtu si gjyshi i tij, Jacques-Yves Cousteau.

Portugezi nuk e përfundoi kurrë turin e botës të filluar më 10 gusht 1519 nga flota e tij prej pesë anijesh dhe 237 personash të nisur nga porti i Seviljes, në jug të Spanjës.

Ai vdiq në një betejë kundër banorëve të një ishulli që ndodhet sot në Filipine dhe ishte Juan Sebastian Elcano që përfundoi udhëtimin tre vjeçar i shoqëruar nga 20 të mbijetuar n’ bordin e ”Viktorias”, e vetmja anije që ishte bashkuar në pikën e nisjes.

“Magelani pagoi çmimin maksimal, por ekipi i tij e përfundoi turin dhe shënoi një kthesë në historinë që ndryshoi botën”, nënvizoi Fabien Cousteau në kuadër të një konference të organizuar në fillim të muajit korrik në Lisbonë nga shoqëria amerikane “The Explorers Club”.

“Kjo mbetet edhe sot një prej ekspeditave më të mëdha në historinë e eksplorimit”, theksoi historiani amerikan, Laurence Bergreen, autor i një biografie për Magelanin, eksploruesi i parë që kaloi oqeanin Paqësor.

”Ky udhëtim shënoi një moment në histori që transformoi njerëzimin që për herë të parë njohu mbarë planetin”, sipas amerikanit, Alan Stern, inxhinier i NASA-s dhe drejtor shkencor i misionit ”New Horizons”.

Magelani la gjurmë në gjeografi duke zbuluar një kalim mes oqeanit Atlantik dhe oqeanit Paqësor, ngushticën që mban emrin e tij, në jugun e largët të kontinentit amerikan. (Atsh)

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit