Home Sporti E ka “armik”,...

E ka “armik”, por Maxi Lopez ka një këshillë për Icardin: Gjej një tjetër ekip!

196
0

Mauro Icardi po kalon një periudhë shumë delikate të karrierës së tij pasi është jashtë çdo plani të Interit për sezonin e ri. Sulmuesi argjentinas stërvitet veçmas prej gati një muaji. Së fundmi për të ka një këshillë miqësore, ish-shoku i ekipit Maxi Lopez, me të cilin nuk ka pasur marrëdhënie të mira për shkak se sulmuesi i Interit u lidh me të dashurën e tij, Wanda Nara.

 

“Gjëja më e mirë që mund të bëjë Mauro Icardi është që të largohet diku tjetër, pasi karriera e një futbollisti është shumë e shkurtër. Ai duhet të nis një tjetër projekt. E kuptoj faktin që është e vështirë të largohesh nga ekipi ku ke dhënë shumë prej vitesh.

Icardi së bashku me Gonzalo Higuain duhet të gjithë një ekip: janë sulmues të fortë, kanë shënuar shumë në Seria A dhe nuk besojnë se do ta kenë të vështirë për të gjetur një tjetër skuadër. Lautaro Martinez ndërkohë është i fortë, ka nevojë që të luajë si sulmues i parë në vazhdimësi. Me Conten do të bëjë shumë mirë sepse Interi ka reduktuar distancën me Juven”, u shpreh Maxi Lopez për “Radio Sportiva”. /R.Lika-Koha Jone/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit