Home Sporti Dy klube të n...

Dy klube të njohura holandeze duan Ramadanin, Partizani kërkon 200 mijë euro

10
0

Nëse në dy merkatot e fundit Partizani refuzoi oferta për lojtarët e tij, këtë verë klubi i kuq është i prirë që të shesë dhe të blejë njëkohësisht. Ditë më parë u përfol për “sirena turke” për Realdo Filin, por së fundmi “sirenat” e largimit te Partizani po bien edhe për Ylber Ramadanin. Për 21-vjeçarin kosovar ka një interesim të madh nga disa klube të huaja dhe klubi mund ta shesë “xhevahirin” e tij për 200 mijë euro.

Ditë më parë për Ramadanin, Partizani ka marrë oferta nga një klub gjerman dhe një danez. Klubi ka qenë i kënaqur me ato që ofronin këto klube, por transferimi i Ramadanit nuk është realizuar për shkak të refuzimit të familjes dhe vetë lojtarit. Por, së fundmi, për 21-vjeçarin kanë shprehur interes dy klube holandeze, të cilat janë AZ dhe Herenven.

Pra, bëhet fjalë për dy klube të elitës së futbollit holandez, ku lojtari do të ketë mundësi që të hedhë një hap të madh në karrierën e tij. Në krahasim me dy ofertat e para, Partizani nuk do që të nxitohet, pasi oferta financiare nuk është aty ku kërkohet. Mësohet se holandezët u ofrojnë të kuqve 130 mijë euro, ndërkohë që klubi kryeqytetas është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit vetëm për 200 mijë euro.

Ramadani iu bashkua “demave” në janar të 2016-ës nga Drita e Gjilanit, ku të kuqtë fituan betejën për kartonin e lojtarit me klubin kosovar në FIFA. Megjithatë, u tha se në shenjë kortezie klubi i kuq i dha 5 mijë euro Dritës për lojtarin.

AFATI PËR EKUBANIN
Sipas asaj që kanë deklaruar drejtuesit më të lartë të klubit të kuq, sot është dita kur mund të mësohet e ardhmja e Kaleb Ekubanit te Partizani. Presidenti Demi, ditë më parë, pohoi se nga data 5-6 qershor presin të marrin një përgjigje nga Kievo Verona për sulmuesin.

Ekuban erdhi i huazuar te Partizani dhe e ardhmja e tij është në dorë të klubit italian, i cili po shqyrton të gjitha ofertat e mundësitë dhe, më pas, do të vendosë për italo-ganezin. Partizani dëshiron që ta mbajë sulmuesin edhe për vitin që vjen, por për atë vendos Kievo. Formatimi i repartit sulmues i është lënë në dorë ish-drejtorit të Juventusit, Luçiano Moxhi, i cili ka premtuar se do të gjejë lojtarë cilësorë dhe që do të bëjnë diferencën./panoramasport/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit