Home ShowBiz Dua Lipa treg...

Dua Lipa tregon se do performojë edhe në ARIA Music Awards

31
0

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, nesër (e premte), pritet të publikojë projektin e saj të ri “Don’t Start Now”.

Ky projekt i saj do jetë i kompletuar edhe me videoklip, ndërsa është pjesë e albumit të ri “New Era” që në shqip do të thotë “Epoka e Re”.

Gjatë ditës së sotme, 24-vjeçarja ka treguar se sot kjo këngë pritet të lansohet në disa vende, megjithëse në Kosovë do të publikohet sonte pas mesnatës.

Përveç kësaj, artistja Lipa njofton fansat se do të performojë në Australi në ARIA Music Awards 2019.

“Jam shumë e emocionuar të ju tregoj se do të këndojë në Australi në ARIA Awards 2019 në Sydney më 27 nëntor”, ka shkruar mes të tjerash ajo.

E njëjta po ashtu do të performojë edhe në MTV Europe Music Awards që zhvillohet më 3 nëntor në Sevilla të Spanjës.

Dua Lipa renditet e 15-ta në listën e të famshmëve më të pasur britanikë, me 11.8 milionë funte të hyra , për dallim nga Rita Ora që gjendet dy pozita më lartë.

https://www.instagram.com/p/B4RnHPdhKUQ/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit