Home Uncategorized Drejtoria e B...

Drejtoria e Burgjeve flet për shkarkimet

21
0

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arjan Hoxha, ka reaguar lidhur me shkarkimet e fundit të disa drejtorëve të Burgjeve. Në një reagim për mediat, Hoxha pretendon se shkarkimet kanë ardhur pasi drejtorët kanë shfaqur një sjellje “të paligjshme e të paprecedentë”.

Ajo që nuk kuptohet nga deklata është se nëse ka pasur abuzime, siç thotë drejtori i ri, pse këto shkakrime u bën në fushatën elektorale dhe me argumente politike?

Drejtori i ri ka vetëm dy ditë që është në zyrë. Si ka mundësi që “kapi” shkelje vetëm për tre drejtorë, që i përkasin vetëm një forcë politike? Kur u bë kontrolli, auditi, etj? Përse këto “fakte” nuk u publikuan në media që dje, por pasi personat e shkarkuar bënë ankesë publike, Drejtori i ri u kujtua se duhet të kishte disa argumente.

Reagimi i plotë

Pas kontrolleve të ushtruara në disa IEVP, në përputhje të plotë me ligjin, Ministri i Drejtësisë ka pranuar propozimin për shkarkimin nga detyra të disa drejtuesve të IEVP-ve. Emërimi dhe shkarkimi i Drejtorit të IEVP është kompetencë ligjore e Ministrit të Drejtësisë dhe nuk mund të jetë kurrësesi i paligjshëm, përsa kohë është bërë në përputhje me nenin 20 të ligjit nr. 8328/1998, si dhe nenin 5 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve. Nga ana tjetër, shkarkimi nga detyra i një Drejtori të IEVP nuk ndodh për herë të parë, dhe për këtë arsye nuk mund të jetë as i paprecedent.

E paligjshme dhe e paprecedentë është sjellja e ish-drejtuesve të IEVP-ve dhe:

– përdorimi i institucionit dhe funksionit publik për qëllime politike;

– fikja e kamerave të sigurisë së institucionit për disa ditë, pa asnjë motiv dhe shkak objektiv, duke krijuar bindjen e plotë për sjellje antiligjore brenda ambienteve të institucionit;

– shndërrimi i IEVP-ve në institucione punësimi fiktiv, ku punonjësit paguhen, edhe pse evidentohet që nuk paraqiten në punë;

– dhënia e lejeve ndaj të dënuarve në kundërshtim me ligjin dhe procedurat;

– falsifikimi i librave të hyrje-daljes në institucion; apo

– moszbatimi i urdhrave të eprorit.

Është kjo sjellje e paprecedent dhe antiligjore, që cenon sigurinë në burgje dhe detyron Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të marr masa menjëherë sipas kompetencës që i njeh ligji, për të referuar rastin pranë Ministrit të Drejtësisë.

Secili prej drejtuesve të IEVP-ve të shkarkuar deri më tani është njohur me detaje me motivet e shkarkimit, për shkak se, për herë të parë në praktikën administrative të Ministrisë së Drejtësisë, urdhrat e shkarkimit nga detyra, janë të shoqëruara me Relacion Shoqërues, ku evidentohen motivet dhe analiza ligjore, se ku mbështetet shkarkimi nga detyra.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve inkurajon ish-Drejtuesit e IEVP që të ndjekin rrugën ligjore të kundërshtimit të urdhrit të Ministrit, apo referimin e cështjes pranë organit të Prokurorisë!

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve z. Arjan Hoxha, siguron qytetarët se është i vendosur të garantojë sigurinë në burgje, si dhe shpreh vendosmërinë se nuk do të lejojë në asnjë rast që IEVP të shndërrohen në institucione të partive politike apo favoreve për subjekte zgjedhore të caktuara.

z. Hoxha garanton se do të trajtojë me prioritet çdo informacion në këtë drejtim dhe do t’ia referoi rastin menjëherë Ministrit të Drejtësisë për marrjen e masave sipas ligjit.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit