Home POLITIKE Drejtori i “F...

Drejtori i “Fondacionit Konrad Adenauer”, Rüttershoff: Përdorni votën tuaj për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë

62
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students).

Të pranishëm në këtë takim ishin Carlo Angrisano, president i EDS dhe Dr. Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë, të cilët apeluan të rinjtë shqiptarë të votojnë e të marrin në dorë fatet e vendit.

Drejtori i KAS, Tobias Rüttershoff, në fjalën e tij apeloi që të gjithë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën themelore, atë të votës.

Ju drejtohem juve, miqve tanë këtu në Shqipëri, miqve tanë të rinj. Një pjesë e mirë prej të cilëve, mbase janë dhe votues për herë të parë. Besoj se gjëja më e rëndësishme është që ju të dilni dhe të votoni, të përdorni votën tuaj për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë, për t’u angazhuar në këtë proces. Ky është thelbi i kësaj fushate të cilën ne po mbështesim. Nëse nuk e përdorni votën tuaj, dikush tjetër do ta bëjë, dhe vota juaj do të shkojë dëm. Ndaj dhe ju inkurajoj që të votoni, të motivoni njerëzit e tjerë që të dalin për të votuar. Kështu shpresoj se mund t’i afrohemi standardeve ndërkombëtare”, deklaroi Tobias Rüttershoff.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit