Home Magazine Digjet Shuri,...

Digjet Shuri, zjarri shkrumbon kështjellën 500-vjeçare

44
0

Kështjella 500 vjeçare Shuri në Japoni, objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është shkrumbuar nga flakët këtë të enjte. E cilësuar “Notre Dame” i Japonisë, kështjella historike ishte një nga atraksionet turistike të Okinavës.

Një zjarr i madh ka përfshirë kështjellën historike Shuri, një objekt i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ,në ishullin jugor japonez të Okinavës.

Kështjella Shuri ishte ndërtuar 500 vjet më parë dhe cilësohet thesari kombëtar i Japonisë.

Zjarrfikësve u janë dashur më shumë se 10 orë në betejë më flakët, por nuk kanë  mundur të shpëtojnë strukurën e objektit, tanimë të shkrumbuar.

Autoritetet ende nuk kanë dalë në një përfundim se çfarë mund ta ketë shkaktuar atë.

E ndërtuar 5 shekuj më parë, kështjella u shkatërrua pothuajse plotësisht gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Struktura aktuale është një rikonstruksion. Duke filluar nga viti 1992, kështjella qendrore dhe muret u rindërtuan kryesisht në vendin origjinal bazuar në të dhënat historike, fotografi dhe memorie.

Kështjella e drunjtë, e ndërtuar 500 vjet më parë në kohën e Dinastisë Ryukyu, u cilësua në 1933-shin si thesari kombëtar i Japonisë, dhe e tillë vazhdon të konsiderohet akoma.

Kalaja shërbeu si një kampus për universitetin më të madh publik të Okinava deri në vitet 1970, dhe që nga viti ka qenë një atraksion turistik.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit