Home Aktualitet Dëshmi rrënqe...

Dëshmi rrënqethëse nga Lezha për mëngjesin e 26 nëntorit: Kur po zbrisnim, binin shkallët

55
0

Lëkundjet e forta sizmike nuk kanë kaluar pa pasoja as në Lezhë. Për shkak të dëmeve të mëdha, gjendja e gjashtëzakonshme është shpallur edhe në këtë qytet.

Tërmeti ka dëmtuar edhe pallatin nr 47.

Çarje të mureve, dyshemeve dhe tavaneve kanë pësuuar me dhjetra banesa të tjera.

Banorët i kanë braktisur shtëpitë pas njoftimit të grupeve të inspektimit se ato janë të pabanueshme.

“Brenda pallatit ka çarje në të dyja krahët. Binin tullat dhe u hap gropa. Ishte tmerr se nuk kisha ku të kaloja. Zbritëm poshtë, duke zbritur shkallët binin. Qysh atë ditë kemi fjetur makinë. Nuk kemi asnjë ndihmë dhe asnjë strehë” tregon nje banore.

Një pjesë e tyre qëndrojnë në automjete, disa janë zhvendosur tek të afërm, e ata më guximtarët vijojnë te jetojnë mes dëmeve.

Për të prekurit, qeveria ka premtuar akomodim në hotelet e qytetit deri në vlerësimin e plotë të situatës.

Në rang qarku të Lezhës në total janë 56 pallate të dëmtuara në gjëndje të  pabanueshme  dhe 181 banesa të dëmtuara.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit