Home Uncategorized Derbi i Shkup...

Derbi i Shkupit, thirrja anti-shqiptare dhe racizëm në stadium

8
0

Përsëriten incidentet me baza etnike në Maqedoni. Prej startit të sezonit të ri futbollistik në vendin fqinj, janë regjistruar thirrje anti-shqiptare.

“Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur” dhe ofendime të tjera u dëgjuan në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup, aty ku Shqipëria do të luajë me Maqedoninë në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2018.

Thirrjet me baza etnike erdhën në fundin e pjesës së parë, pasi ekipi shqiptar i Shkupit po kryesonte 1-0 me golin e Ardian Nuhiut. Thirrjet e spikerit për qëndrim korrekt në tribuna, huliganët maqedonas të Vardarit iu përgjigjën me vërshellima.

Në fund derbi i Shkupit përfundoi në barazim 2-2. Në këtë ndeshje munguan tifozët shqiptarë të përfaqësuar nga grupimi “Shvercerat”. Vendimi u mor për arsye sigurie, pasi ndeshja ishte cilësuar me rrezikshmëri të lartë nga Federata Maqedonase.

Edhe pse nuk ishin të pranishëm në stadium, tifozët shqiptarë festuan me skuadrën e tyre pas derbit. Barazimi u prit edhe më mirë se një fitore, pikërisht prej faktit që skuadra luftoi pa mbështetjen e fansave dhe kundër koreve raciste.

Fitore bindëse për Shkëndijën e Tetovës. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro mposhti 3-1 Mllados, me golat e Hasanit, Ibraimit dhe Vrucinës.

Nisje e keqe e sezonit për skuadrën tjetër shqiptare në Maqedoni, Renovën, e cila është shkatërruar 4-0 në fushën e Horizont Turnovo.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit