Home Bota Deklaroi “gra...

Deklaroi “gratë janë më pak inteligjente se burrat”, ja çfarë rrezikon deputeti polak i PE

42
0

Një deputet polak i Parlamentit Evropian mund të ndëshkohet, pasi tha se gratë “duhet të fitojnë më pak se burrat, sepse janë më të dobëta, më të vogla dhe më pak inteligjente”.

Presidenti i Parlamentit është duke hetuar nëse Janusz Korwin-Mikke ka thyer rregullat me komentet ndaj deputetëve të tjerë. Rregullat ndalojnë shpifjen, gjuhën dhe sjelljen raciste dhe ksenofobike.

Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve i bëri thirrje presidentit të Parlamentit, Antonio Tajani, të ndëshkojë deputetin nacionalist polak për “komentet e turpshme”.
Ndëshkimet për raste të tilla radhiten nga vërejtja për pezullim deri në pezullim të përkohshëm.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit