Home POLITIKE Dashamir Sheh...

Dashamir Shehi zbardh arsyet pse u mor vendimi për mosregjistrimin në KQZ

104
0

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, ka zbardhur sot arsyet e vendimit të opozitës për të u regjistruar si subjekt politik në zgjedhjet e qershorit në rast se vendi nuk ka qeverinë teknike.

Shehi tha për mediatnga sheshi i protestës se ky është hapi i mëtejshëm i rezistencës dhe se nuk ka ka asgjë të re:

“Ne e kemi deklrauar se zgjedhje nuk pranojmë pa një qeveri teknike. Këtu s’ka lojë fare!

Nëse kjo mazhorancë do të ruajë statukuonë e të hyjë në zgjedhje pa asnjë lloj lëvizjeje, atëherë këtu ka konflikt dhe duhet ta kenë të qartë. Ose do të hyjnë në zgjedhje pa opozitën ose do të krijojnë këto pupacët e vet që janë pa asnjë vlerë dhe i shërbejnë pushtetit.

Ato që duan ta lënë ashtu siç është, le ta lënë: Ne kemi ndërmend të vazhdojmë në drejtim të ndryshimit të kushteve – jo të pushtetit. Ndryshimin le ta bëjë populli!

Unë e di që mund të mos jenë të gjtihë të kënaqur, mund të ketë elemente paradoksi, por ka ardhur moment për të rezistuar në mënyrë aktive.

Unë gjykoj që kemi kohë të mjaftueshme përpara dhe këtu nuk ka nevojë për terma të mëdha destabilizim apo çfarë…”- tha ai

Kreu i LZHK u shpreh se ky nuk ka qenë vetëm një vendim i kryedemokratit Basha, por i të gjithë pjesëmarrësve në takim.

“Ky është hapi i mëtejshëm i kësaj beteje, kësaj rezistence. Këtu nuk ka asgjë ë re. Nëse nuk bëhen zgjedhje të lira, nuk kemi pse të hymë në zgjedhje. Kush ka menduar se kjo është lojë, duhet ta kuptojë se kjo nuk është lojë fare. Dhuna në këtë vend vërshon nga të gjitha anët, kështu që nuk mund të ketë kështu zgjedhje të lira. Gjithmonë ka pasur në Shqipëri pupacë, persona pa vlerë që i shërbejnë për ca kohë pushtetit. Shqiptarët duhet ta kuptojnë se ky është reagimi i fundit. Ne kemi plan të qëndrojnë në funksion të ndryshimit të gjendjes. Ky nuk është vendim vetëm i Bashës, u mor në mënyrë kolegjiale. Themi se ka ardhur dita për të reaguar në mënyrë aktive”, tha Shehi.

Ndërkaq, kreu i LZHK e cilësoi protestën e opozitës si më të qetën dhe demokratiken në 20 vitet e fundit, duke u shprehur se “Kjo është protesta më e qetë në këto 20 vitet e fundit. Kemi 20 ditë këtu, dhe nuk kanë ndodhur problematika”.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit