Home Forum Dashakeqësi d...

Dashakeqësi dhe deformim nga “Tema”

173
0

Gazeta “Tema” është një gazetë e krijuar nga Mero Baze. Ka edhe web online nga më të klikuarit. Mbetet media serioze dhe e respektuar. Por kjo nuk zhbën raste dashakeqësie dhe deformimi nga stafi i “Tema”. Në raport me “Koha Jone” është e disata herë që merr shkrime nga web apo gazeta “Koha Jone”, por mënyra se si i servir shkrimet e “Koha Jone” ka me shumë se duhet dashakeqsi ose me saktë deformim. Natyrisht që mbetet çështje e qëndrimit të saj editorial dhe e linjës të cilën e përcakton botuesi. Por nuk mundet që të marrësh një shkrim të plotë dhe t’i deformosh titullin, pasi mbetet pronë e atij që e ka shkruar ose siç edhe ndodh në median shqiptare mund të ndryshosh, duke vendosur një shënim ku shkruhet se “titulli është i redaksisë, pasi titulli origjinal është tjetër…”.

E theksojmë këtë fakt pasi titulli e deformon në dashakeqësi shkrimin, ndërkohë që shkrimi ka tjetër mesazh apo thelb. Në shkrim nuk ka kurrfarë thënie frike për ambasadorin amerikan Lu, veçse respekt për vendosmërinë e tij në ndëshkimin e krimit në politikë, dhe jo vetëm në parlament. Ashtu sikurse ka doza ironie për qëndrimin me dy standarte të një pjese të ambasadës se BE në Tiranë, e cila blen rezidencë me 4700 euro metri/katror, ndërkohë që vlera zyrtare e çmimit të shitjes së tokës për rezidencat e tjera, aty, luhatet nga 800 deri në 1200 euro metri/katror dhe nga ana tjetër ambasada bën moral selektiv për palën shqiptare. Në shkrim flitet edhe për heshtjen e ambasadores Vlahutin për drogën në Shqipëri, drogë që po bën namin dhe po deformon shoqërinë.

Mënyra se si e kanë vendosur titullin mbetet në thelb deformues e sakatues. Nuk po themi për komentet ku ka një “fabrikë” të përhershme “komentuesish” të paguar. Ajo mbetet çështje kulture!

Stafi i “Koha Jone” ka marrë shkrime nga Tema dhe i ka botuar pa asnjë deformim, edhe në presje. Editorialet e botuesit te “Tema” shënohen korrektësisht, korrekt. Bile ka patur raste që janë botuar edhe në print, por përherë ka patur sms për leje botimi.
Natyrisht që nuk është fundi i botës se e deformuan, porse kur përsëritet shumëherë, aq me tepër me etikime disi fyese në disa shkrime, nuk është etikë mediatike. 

 Ja se si e ka vendosur stafi i gazetës “Tema” titullin e shkrimit:

Ja se si është titulli origjinal i shkrimit:

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit