Home Uncategorized Çuçi në fshat...

Çuçi në fshatrat e Këlcyrës: Në 2 vitet e ardhshme  përfundojmë ujitjen e të gjitha tokave bujqësore në Shqipëri

4
0

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi zhvilloi një seri takimesh në fshatra të Tepelenës dhe Këlcyrës ky ka njohur banorët me projektin e PS për rilindjen rurale.

Çuçi u ndal fillimisht në Krahës të Tepelenës ku ndërsa solli në vemendje se vetëm në 3 vite falë sistemit të kanaleve ujitëse dhe vaditës u bë e mundur vaditja e 225 mijë hektarë tokë, premtoi se në 2 vitet e ardhsme do të bëhet e mundur vaditja e të gjitha tokave bujqësore ne Shqipëri.

“Në 25 vite, ishin 125 mijë hektarë tokë që vaditeshin nga kanalet vaditëse, në 3 vite e çuam në 225 mijë hektarë. Në dy vitet e ardhshme nuk do ketë asnjë hektarë tokë të punueshme në Shqipëri, tokë bujqësore, që nuk do vaditet nga sistemet e kanaleve vaditëse. Ky është një premtim. Vetëm në 2 vjet dyfishuam atë që nuk ishte bërë në 25 vite. Dhe në 2 vitet që do vijmë, përfundojmë të gjithë ujitjen e tokave bujqësore ne Shqipëri”, u shpreh Çuçi.

Z.Çuçi garantoi gjithashtu edhe dhënien fund të një prej problemeve që kanë shoqëruar fermerët dhe blegtorët, diskriminimin e tyre në përfitimin e subvencioneve.

“Jam shumë dakord që mënyra se si janë ndare subvencionet ka lënë për të dëshiruar, ka pasur edhe diskriminime për shkaqe politike, apo ka pasur edhe pjesë të aferave korruptive, por u premtoj se kjo kohë ka marrë fund. Në 26 qershor do kemi skemë tjetër të shpërndarjes së subvecioneve në bujqësi e blegtori dhe askush nuk do të diskriminohet për teserën e partisë apo për përktasinë partiake, siç është bërë deri tani, një nga pikat më të këqija, që për të cilën ne edhe kërkojmë ndjesë padiskutim”.

Në një takim me banorë të fshatit Podgoran ne Këlcyrë,  z.Çuçi kërkoi votë për një qeverisje të vetme të PS, duke thëne se zgjedhja mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës nuk la vend për dyshime.

“I kemi provuar të dy, kemi provuar edhe Luzim Bashën, në Tiranë, e kemi pasur 4 vite kryetar bashkie dhe nuk ka bërë asgjë. Absolutisht asgjë . E kemi provuar edhe Edi Ramën dhe s’ka nevojë t’u them sepse e dini shumë mirë çfarë ka qenë në gjendje të bëjë ai njeri për Shqipërinë dhe me çfarë këmbëngulje ka bërë transformim kolosal të Shqipërisë”.

Çuçi së bashku me kandidatin Laert Duraj dhe kryebashkiakun e Këlcyrës, Klementi Ndoni ishin edhe në fshatrat Qafë Sukë, Fshtat i Ri dhe Rodenjë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit