Home Sporti City shkatërr...

City shkatërron Fulham, hedh një tjetër hap drejt titullit (VIDEO)

10
0

Manchester City vijon rrugëtimin drejt titullit kampion, teksa mbrëmjen e sotme ka fituar me lehtësi 3-0 në transfertën ndaj Fulham. Ekipi i Guardiolës nuk arriti që të zhbllokonte rezultatin në fraksionin e parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, John Stones kaloi në avantazh “qytetarët”, pas një krosimi nga Cancelo. 8 minuta më pas një gabim në mbrojtjen e Fulham shfrytëzohet më së miri nga Gabriel Jesus që bën gjithçka mirë në zonë.

Për t’i vënë vulën kësaj sfide do të mendonte Luis Suarez, që do të shënonte nga pika e bardhë. City me këtë fitore ngjitet në kuotën e 71 pikëve, 17 më shumë se United, por këta të fundit kanë një sfidë më shumë të luajtur. /R.Lika-Koha Jone/

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit