Home Sporti City dhe Live...

City dhe Liverpool fitojnë në “frymën e fundit” me përmbysje (VIDEO)

68
0

Manchester City ka marrë një fitore të vështirë me përmbysje 2-1 ndaj Southampton. Ward-Prowse zhbllokoi rezultatin në favor të miqve që vetëm një javë më parë janë mposhtur 9-0 nga Leicester. “Qytetarët” vuajtën shumë për të gjetur golin e barazimit që do të vinte me Sergio Agueron në minutën e 70-të. 4 minuta nga fundi i ndeshjes ndërkohë Kyle Walker, arriti që të shënonte golin e fitores.

 

Aston Villa u duk sikur do t’i shkaktonte humbjen e parë të sezonit skuadrës së Liverpool, por skuadra e Klopp ka përmbysur gjithçka në fund të takimit duke fituar 2-1. Pas golit të Trezeguet në minutën e 21-të të takimit, skuadra e Klopp hasi shumë vështirësi. ë fund të takimit ishte Andy Robertson ishte ai që ka rifutur në lojë ekipin e tij. Në kohën shtesë Sadio Mane shënoi golin e fitores, një triumf i madh që nuk lejon City-n të afrohet.

Arsenali nuk ka bindur sërish në Emirates. Skuadra e Emery ka barazuar 1-1 me Wolves. Ishin vendasit ata që shënuan golin e avantazhit me Pierre-Emerick Aubameyang, por Ëolves janë kundërpërgjigjur me Jimenez në pjesën e dytë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit