Home Sporti Çinari shumë ...

Çinari shumë pranë transferimit në Turqi, ja te cila skuadër

28
0

Transferimi i Erland Çinarit te Samsunspori në Ligën e Parë të është thuajse i kryer. Mediet turke konfirmojnë se presidenti i këtij klubi, Yuksel Yildirim, ka konfirmuar se është takuar me sulmuesin shkodran, kontrata e të cilit me Partizanit përfundon me mbylljen e sezonit, dhe se në ditët në vijim do të nënshkruhet kontrata mes palëve.

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni Çinari ka mundur të japë kontribut për fanellën e kuqe në vetëm 22 ndeshje të Superiores, duke shënuar 8 gola, të parin në derbin me Tiranën më 21 janar, ndeshje që shënonte kthimin e tij në fushë pas pezullimit 4-mujor të marrë nga FIFA për parregullsi në transferimin te të kuqtë.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit