Home Uncategorized Champions Lea...

Champions League, Gashi i lëshon sfidë Ronaldos

21
0

  Në Grupin B, ka arritur kualifikimin Real Madrid. Kanë ende shanse, në dy ndeshjet e mbetura, ekipet e Bazel, Liverpul e Ludogorets. Skuadra zvicerane shihet me në avantazh. Në Grupin C i mbajnë ende gjallë shpresat për kualifikim ekipe si Bayer Leverkusen, Monaco, Zenit dhe Benfica.  Rezultatet e dy ndeshjeve të fundit, shihen vendimtare. Në Grupin D, është kualifikuar Borusia Dortmund. Mbeten ende gjallë shpresat, për tre ekipet e tjera si Arsenali dhe  Anderlecht e Galatasaray. Por anglezët janë më pranë kalimit. Në Grupin E është kualifikuar Bayern Munich, ndërsa barazimi i djeshëm mes Romës e CSKA të Moskës, 1-1, ka lënë të hapur kualiifkimin për ekipine dytë, në ndeshjen e fundit. Në Grupin F, kanë kaluar më tej, Paris Saint-Germain e Barcelona si dhe janë eliminuar nga  Champions,  Ajaks e APOEL, të cilët do të presin ndeshjen e fundit për një vend në Europa League. Në Grupin G, ekipet e  Chelsea, Schalke, Sporting Lisbon, do të luajnë ndeshjet e fundit për dy vdendet e para, ndërsa sllovenët e Maribor janë të eliminuar. Në Grupin H, kanë avancuar më tej Porto e Shakhar Donetsk dhe janë eliminuar Athletic Bilabo e  BATE Borisov. 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit