Home ShowBiz Cameron Diaz ...

Cameron Diaz “Modelimi ishte bileta ime për të shpëtuar nga varfëria”

45
0

Në një intervistë për revistën “Marie Claire”, aktorja zbuloi se me të vërtetë modelimi ishte bileta e saj për një jetë më të mirë. “E urreja shkollën dhe mësimin, nuk kishte asnjë shans që unë të fitojë ndonjë bursë dhe prindërit e mi nuk kanë pasur para për të paguar kolegjin. Puna ime me modelim më ka sjellë dy gjëra, udhëtimin dhe paratë. Kuptova se kjo mund të jetë bileta ime për të shpëtuar nga varfëria”, ka thënë ajo gjatë intervistës, transmeton Koha.net. Aktorja 42 vjeçe ka botuar një libër, në të cilin zbuloi sekretet për dukjen e saj të përsosur, për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe ushtrimet fizike. Aktorja, e cila kishte këndvështrime të ashpra në lidhje me prindërit dhe familjen për një marrëdhënie të lumtur, me sa duket tash mendon pak më ndryshe. “Nëse krijoj një familje dhe lind fëmijë është fantastike, nëse jo, asgjë! Nuk mërzitem nga pritjet e të tjerëve, thjeshtë e jetoj jetën time”, përfundoi Diaz.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit