Home POLITIKE Bylykbashi: K...

Bylykbashi: Kjo protestë nuk mbyllet me një pazar në një darkë të shtrenjtë. Sheshi është zgjidhja

42
0
Sot eshte dita e 20-te e protestes per voten e lire.

Kjo eshte protesta me e madhe dhe me e gjate e shqiptareve qe nga rrezimi i komunizmit ne kerkim te lirive politike.

Sot eshte thyer nje rekord ne garen per demokracine. Kurre nuk ka patur nje proteste te tille paqesore e te panderprere dite e nate ne kete vend. Por rekord eshte jo vetem kohezgjatja por edhe vendosmeria per te vazhduar perpara.

Para 7 vitesh PS beri nje pseudo greve urie per 19 dite me pak dhjetera vete ne nje tende hermetike dhe pa transparence ku hyrja dhe dalja e njerezve te lire dhe medias ishte e kontrolluar me roje partie qe te mos dilte ne shesh e verteta e pseudo greves se urise. Edi Rama iu lut miqve te tij ne Bruksel qe te mbyllte greven fallso te urise me nje darke ne restorantin e shtrenjte Crocodile ne Strasburg.

Kjo eshte protesta me fisnike dhe qytetare ne historine e shqiptareve dhe rekordi i sotem nderon opoziten qe e udheheq ate. Eshte e hapur per çdo shqiptar me parti ose pa parti. Eshte e hapur per mediat, edhe per ato te kapurat nga kryeministri. Eshte proteste e lirise.

Eshte turp qe ne 2017, ne nje vend anetar te NATO dhe kandidat per ne BE zgjedhjet blihen si mall me para droge. Ndaj kjo proteste nuk mbyllet me nje pazar ne nje darke te shtrenjte. Kjo proteste mbyllet me nje qeveri teknike qe do te kete detyre zbatimin e plote te dekriminalizimit, luften ndaj trafiqeve dhe kultivimit te kanabisit, pregatitjen e kushteve per zgjedhjet e lira e te ndershme dhe sjelljen ne shina kushtetuese te reformes ne drejtesi.

Sot eshte vetem dita e 20-te dhe do te vazhdojme!

#SheshiEshteZgjidhja

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit