Home Aktualitet Bylykbashi dh...

Bylykbashi dhe Vasili: PS synon të kap 5-0 KQZ, por nuk e lejojmë

8
0

Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi dhe nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaruan pas mbledhjes së Këshillit Politik se çështja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është ende në diskutim me PS. Në një prononcim për gazetarët, Vasili tha se PS-ja synon të ketë kontroll të plotë mbi KQZ.

Bylykbashi u shpreh se PS-ja kërkon të ketë 5 anëtarë në KQZ duke e kapur totalisht këtë komision.  Oerd Bylykbashi njoftoi se opozita ka propozuar përzgjedhjen e anëtarëve të strukturës së re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmes formulës së përdorur për zgjedhjen e anëtarëve të organeve të reja të drejtësisë.

“Kjo formulë garanton shqyrtim të pavarur për përputhshmërinë e integritetit profesional për të ushtruar detyrën në KQZ. Kjo u kundërshtua nga mazhoranca pa arsyetim. I dhamë kohë ta studiojnë propozimin tonë”,- tha Bylykbashi.

Formula e propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ që ka propozuar sot opozita është e njëjta formulë e përzgjedhjes që është përdorur për organet e reja të sistemit të drejtësisë. Kjo formulë e prezantuar asokohe nga faktori ndërkombëtar, u pranua nga palët si zgjidhje për të ruajtur profesionalizimin dhe pavarësinë e institucioneve. Konkretisht, formula parashikon tre faza:

a) Kontrolli i kritereve formale nga një institucion i pavarur kushtetues, si Avokati i Popullit.

b) Zgjedhja nga një komisioni përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, 3 maxhoranca dhe 2 opozita.

c) Votimi i listës në bllok nga Kuvendi.

Sipas opozitës, PD ka pranuar formulën e re të kompozimit të KQZ, por duke ruajtur garancitë aktuale mbi balancimin e KQZ, kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve dhe mbi shumicën e konsensusale për vendimmarrjet e rëndësishme.

Aktualisht ligji parashikon që për disa çështje me rëndësi për zgjedhjet vendimmarrja është me shumicë të cilësuar, pra me konsensus midis mazhorancës dhe opozitës.

PS po tenton të heqë nga ligji, garancitë që ekzistojnë prej 17 vitesh për çdo opozitë në menaxhimin e zgjedhjeve.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit