Home POLITIKE Bushati për B...

Bushati për BBC: Serbia dhe Shqipëria duhet të kenë projekte konkrete

28
0

Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Bushati tha se Serbia e Shqipëria duhet të bashkëpunojnë për projekte konkrete.

“Ne ishim edhe në konferencën që u realizua ditë me parë në Serbi. Kemi gjera të përbashkëta për të cilat duhet të diskutojmë. Serbia dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë për projekte konkrete”, tha ministri.

Sipas ministrit, Shqipëria dhe Serbia janë dy vende që kanë qëllime të përbashkëta, por edhe diferenca.

“Shqipëria dhe Serbia kanë një qëllim të përbashkët, të jenë pjesë e BE, por kanë dhe diferenca, Shqipëria është pjesë e NATO-s”, tha Bushati.

I pyetur nëse do ti pranonte Shqipëria kufizimet për lëvizjen e lirë të kryeministrit anglez David Cameron, nëse bëhet pjesë e BE-së në vitin 2020, Bushati u përgjigj “Procesi i anëtarësimit në BE, kërkon negociata por ka dhe kufizime. Ne duhet ta shikojmë zgjerimin dhe nga ana gjeopolitike, nuk duhet të krijojmë një mur në Europë. Ballkani dhe BE po përballen me sfida gjeopolitike. Pjesëtarët e BE duhet të përshtaten me kërkesat që kanë vendet për në BE”, tha ai më tej.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit