Home Aktualitet Bujar Kapexhi...

Bujar Kapexhiu ja thotë në sy Bashës: Nuk të votoj po nuk hoqe të vjetrit

20
0

Karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu ishte ditën e sotme në çadrën e PD­së, ku prezantoi disa karikatura politike. Kapexhiu, në bashkëpisedim me protestuesit i tha kreut të PD­së, Lulzim Basha, se nëse ai nuk kandidonte të rinj, por vazhdon me të vjetrit, atëherë do të votojë kundër tij.

“Këta të rinj duhet të thonë mendimin e tyre. Kjo është e drejta. Mendoj se duhet të ketë sa më tepër të rinj në politikë, kudo. Ne pleqtë e bëmë ç’kishim për të bërë. Prandaj të vijnë të rinj, në qeveri. Dhe do t’i thoja zotit Basha vetëm një gjë, mundohuni dhe bëjini që qeveria e ardhshme të ketë të rinj. Se në qoftë se nuk janë të rinj, unë do të votoj kundër. Ata që hynë në politikë e kryen misionin e tyre. Janë të nderuar, janë të respektuar dhe do të jenë këshilltarë të tyre”, tha Kapexhiu.

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit