Home POLITIKE Edhe një proj...

Edhe një projektligj në favor të oligarkëve: Ndalohen të gjitha ndërtimet në bregdet, përveç PPP-ve

2
0

Edhe një projektligj tjetër në favor të oligarkëve. Kryeministri Edi Rama merr edhe bregdetin. Çdo ndërtim do të ndalohet me ligj, përveç PPP-ve. Qeveria ka dërguar projektligj i cili parashikon vendosjen nën një regjim strikt ligjor të gjithë vijën bregdetare shqiptare. Me këtë ligj të vetmet ndërtime që lejohen janë kontratat koncesionare nëpërmjet PPP-ve apo ato që konsiderohen si investime strategjike.

Bregdeti është një minierë ari e pashtershme dhe shteti kërkon të vendosë të gjithë autoritetin e tij në vijën bregdetare. Drafti parashikon gjithashtu se për ndërtimet ekzistuese në bregun e detit, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të bëhet verifikimi i dokumentacionit përkatës, ku së bashku me to do të fusë nën sitë edhe kontratat në fuqi që shtetit ka me privatin në bregdet dhe ato që do të rezultojnë të sakta, do të qëndrojnë në fuqi deri në përfundimin e afatit.

Nëse pronari i pronës në bregdet do të kërkojë ta shesë atë, sërish do të duhet të përballet me shtetit. Me ligj është parashikuar se shteti gëzon të drejtën e parablerjes, pra klienti i vetëm i tij është institucioni shtetëror. Ky projektligj vjen në një kohë kur Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka nisur aksionin për shembjen e godinave pa leje në bregdet dhe ku ka pasur shumë përplasje me banorët e zonës.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit