Home Uncategorized Brazil-Argjen...

Brazil-Argjentinë, bashkë me yjet derdhen milionat në fushë

9
0

 

Argjentina dhe Brazili janë dy prej industrive më të mëdha të futbollit në botë, dhe këtë gjë e vërteton më së miri vlera që kanë lojtarët e këtyre dy kombëtareve në treg.

Ndodhemi përpara një tjetri dueli titanësh mes tyre u hedhim një sy vlerës që kanë futbollistët e grumbulluar nga trajnerët respektivë për ndeshjen e kësaj të enjteje në merkato.

380 milionë është vlera në treg e 24 futbollistëve që ka në dispozicion trajneri i La Selecion, Tata Martino në këtë sfidë pa përfshirë këtu Carlos Tevez, i cili u largua me parametër zero nga Juventus te Boca gjatë kësaj vere.

Duelin e fiton Brazili, pasi vlera e futbollistëve që ka grumbulluar Dunga kap shifrën e 428 milionë Eurove.

Kjo ka ndodhur për vetë faktin se Argjentina nuk ka të gatshëm për këtë ndeshje dy yjet e saj Lionel Messin dhe Sergion Agueron.

Lojtari i Barcelonës vlen 120 milionë Euro në treg, ndërsa sulmuesi i Manchester City-it, 60 milionë Euro.

Për momentin lojtari me vlerën më të lartë në merkato nga ata që kanë në dispozicion të dy trajnerët është Neymar, kartoni i të cilit kap shifrën e 80 milionë Eurove. Të gjithë sytë e Brazilit të enjten në mbrëmje janë pikërisht tek ai, Neymar Jr. Ylli i Barcelonës, i cili është sërish në dispozicion të Selecaos pas 4 ndeshjeve s’kualifikim.

Te Argjentina dy lojtarët më të shtrenjtë dhe që do të mundohen të marrin për dore përfaqësuesen Albiceleste në këtë ndeshje janë Angel Di Maria dhe Gonzalo Higuain. I pari vlerësohet 50 milionë Euro ndërsa sulmuesi i Napolit 47 milionë Euro.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit