Home Uncategorized Botërori 2022...

Botërori 2022, me miliardat e Katarit u ble FIFA bashkë me Mishel Platini

7
0

Për të marrë të drejtën e organizimit të finaleve të Kupës së Botës Katari 2022, vendi i vogël aziatik ka investuar rreth 20 mld euro.   Kjo shifër marramendëse jepet nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, që vazhdon të investigojë në atë që e cilëson skandalin më të madh të korrupsionit në FIFA. Sipas gazetës angleze miliardat nga Katari janë shpenzuar dhe janë përfituar nga 14 anëtarët që votuan në vitin 2010 për t’i dhënë finalet e Kupës së Botës vendit arab, në mënyrë të drejtpërdrejtë, si ryshfet, apo si investime në shtetet që ata përfaqësojnë.

Media britanike ka zbardhur edhe shifrat që ka përfituar secili prej tyre, ku copën më të madhe “të tortës” e ka marrë Mishel Platini dhe Franca. Sipas të përditshmes britanike, Katari investoi mbi 18 miliardë euro, duke porositur dhe blerë avionë të markës “Airbus”, që prodhohen në Francë. Fondacioni shtetëror bleu Paris SG, investoi për ngritjen e platformës Bein Sport si dhe bleu të drejtat televizive të Ligës 1, menjëherë pas takimit të Sheik Tamin dhe presidentit francez të atëhershëm Nicolas Sarkozy. Vetë Platini më vonë pranoi se ishte inkurajuar nga Sarkozi për të votuar Katarin, por jo që ishte detyruar.

Në të njëjtën mënyrë miliarda euro janë shpenzuar edhe në shtete të tjera, ku përfaqësuesit e tyre në FIFA kishin të drejtë vote si Spanjë, Paraguai apo Tajlandë. Përfaqësues të tjerë të FIFA-s kanë marrë sponsorizime për të shlyer borxhet e federatave të tyre si rasti i Argjentinës. Por nuk kanë munguar e ryshfetet që përgjithësisht i janë dhënë drejtuesve të Konfederatave Afrikane të Futbollit për të blerë votën ose heshtjen e tyre.

Për “Daily Mail” pikërisht për shkak të këtij korrupsioni, FIFA është detyruar të pranojë çdo kusht nga Katari, aq sa ndryshe nga sa mund të mendohej vendosi të spostojë në dimër turneun dhe të mos bëjë asnjë koment në lidhje me akuzat për kushtet çnjerëzore me të cilat përballen punëtorët që ndërtojnë stadiumet dhe infrastrukturën e nevojshme për të pritur Botërorin 2022.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit