Home POLITIKE Ben Blushi: T...

Ben Blushi: Të besosh Ramën për kanabisin, është si të shkosh në Bruksel me not

20
0

Deputeti Ben Blushi ka ironizuar deklaratën e sotme të Kryeministrit Edi Rama që tha se policia ka nisur luftën kundër kultivimit të kanabisit. Në një status në Facebook, Blushi shkruan se të besosh që Rama është i vendosur në luftën kundër drogës, është njësoj si të besosh se mund të shkojë në Bruksel me not. Statusi në Facebook i deputetit Ben Blushi:

“100 DITË KUNDËR KANABISIT

Edi Rama ka thënë sot se do luftojë mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit. Është njëlloj si të besosh se mund të shkojë në Bruksel me not. Lufta kundër kanabisit është e vështirë nëse shteti e lejon dhe shumë e lehtë nëse shteti e lufton. Nuk duhet asnjë polic shtesë, asnjë taksë më shumë por vetëm 100 ditë për ta shfarosur.Asgjë më shumë dhe asgjë më pak.Vetëm 100 ditë”.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit