Home Bota BDI: Maqedoni...

BDI: Maqedonia, mbledhje të përbashkëta qeveritare me Shqipërinë

24
0

Kurse në lidhje me Kosovën, Grubi përshëndeti marrëveshjen e koalicionit midis PDK dhe LDK me shpresën që kjo shumicë stabile parlamentare do t’i përballon me sukses sfidat para të cilave gjendet Kosova. 

Ngjashëm si me Shqipërinë, Grubi theksoi që mbledhje të përbashkëta qeveritare kërkohen edhe me Prishtinën.

Ndërsa, në lidhje me Greqinë, deputeti i BDI-së ka folur për domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes së emrit dhe për nevojën e uljes së palëve në tavolinë negociuese për të arritur kompromis nëpërmjet të dialogut të drejtpërdrejt.

E vetmja alternativë e Maqedonisë sipas tij është NATO dhe Bashkimi Evropian, andaj edhe Grubi ftoi deputetet dhe institucionet e BEsë që të angazhohen drejtpërdrejt në lehtësimin e dialogut midis Shkupit dhe Athinës.

Grubi përfundoi me bindjen që kontesti i emrit është pengesa e vetme për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO dhe për marrjen e datës për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. 

"Nëse e zgjidhim emrin sot ose nesër, menjëherë javën tjetër marrim ftesën për NATO ndërsa në samitin e BEsë në dhjetor marrim datën për negociata me Brukselin. Andaj, ju lutem, bëhuni fqinj të mirë dhe konstruktiv dhe kontribuoni në paqën e qëndrueshme në Maqedoni dhe rajon, marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenies sepse është pjesë edhe e përgjegjësisë tuaj të madhe" mësohet të jetë shprehur ai në përfundim të fjalës së tij në Parlamentin Evropian.

 

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit