Home POLITIKE Bashkia Tiran...

Bashkia Tiranë: Këta pallate janë të pabanueshëm. Qytetarët të largohen

736
0

Bashkia e Tiranës njofton se katër pallate në Tiranë janë të pabanueshme, si pasojë e dëmeve të tërmeti.
“Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të liruar menjëherë ndërtesat që janë të klasifikuar si të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit. Pallatet ndodhen në njësitë e mëposhtme:

– Njësia Administrative 11, rruga “Fatmir Gjata”, Kodër Kamëz;
– Njësia Administrative 4, pallati i ish-Konvikteve të Komunales së Tiranës, zona e Alliasit, Godina 1 dhe 2;
– Njësia Administrative 4, pallati nr. 4, rruga “Myslym Keta”;
– Njësia Administrative 6, pallati nr. 160 në rrugën “Llambi Bonata”, zona e ish-Kombinatit””,- thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Njoftimi i plotë për situatën pas tërmetit në Tiranë

Pas tërmetit të fuqishëm që përfshiu vendin më datë 26 nëntor, Bashkia e Tiranës, në zbatim të vendimit nr. 750, datë 27.11.2019 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë”, u angazhua menjëherë në terren me të gjithë punonjësit e saj, për të përballuar pasojat dhe ndihmuar qytetarët e prekur. Paralelisht me ndihmën që po u jepet banorëve në nevojë, grupet e punës së Bashkisë së Tiranës po verifikojnë në terren të gjitha banesat private dhe pallatet, për të evidentuar ndërtesat me probleme, të cilat mund të jenë të pabanueshme për shkak të goditjeve sizmike.

Deri më tani, grupet e punës me përbërje inxhinierë konstruktor, kanë konstatuar se disa godina janë të pabanueshme në Tiranë dhe kanë udhëzuar evakuimin e banorëve. Por, në 4 pallate, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në terren kanë hasur në rezistencën e banorëve, të cilët nuk pranojnë të lënë banesat e tyre dhe të evakuohen në qendrat sociale ose hotele të zonës, sipas udhëzimit të inxhinierëve, për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Për këtë arsye, Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të liruar menjëherë ndërtesat që janë të klasifikuar si të pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit. Pallatet ndodhen në njësitë e mëposhtme:

– Njësia Administrative 11, rruga “Fatmir Gjata”, Kodër Kamëz;
– Njësia Administrative 4, pallati i ish-Konvikteve të Komunales së Tiranës, zona e Alliasit, Godina 1 dhe 2;
– Njësia Administrative 4, pallati nr. 4, rruga “Myslym Keta”;
– Njësia Administrative 6, pallati nr. 160 në rrugën “Llambi Bonata”, zona e ish-Kombinatit.

Bashkia e Tiranës i ka njoftuar dhe ua ka vënë në dispozicion banorëve të pallateve të mësipërme aktet e konstatimeve të Institutit të Ndërtimit, duke bërë rrethimin e zonës dhe vendosjen e perimetrit të sigurisë.

Bashkia e Tiranës u bën thirrje të gjithë banorëve të bashkëpunojnë me përfaqësuesit tanë në terren dhe të dalin vullnetarisht nga këto ndërtesa të pasigurta për jetën e tyre, dhe të pranojnë ndihmën e ofruar për strehim dhe ushqim.

Bashkia e Tiranës falenderon të gjithë ata banorë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me grupet e terrenit, pasi u është ofruar strehim në qendrat tona sociale ose akomodim në çdo subjekt privat, i cili është ofruar për të ndihmuar në kapërcimin e fatkeqësisë natyrore.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit