Home POLITIKE Bashkia padit...

Bashkia padit Canin: Nuk na jep para, Cani: S’jap para kur s’dihet ku venë

27
0

Ministri i Financave ka reaguar vetëm një orë pas, i vënë dijeni nga media për kredinë, duke deklaruar se “kredia që ka kërkuar Bashkia e Tiranës ka kohë që kërkohet, por ne nuk do të pranojmë të marrim më kredi, të cilave nuk u dihet destinacioni. Për më tepër, do të jemi pengesë për to, sepse kemi mjaft borxhe”

Padia e ngritur nga Bashkia e Tiranës përfshin edhe Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Financave dhe është depozituar sot në Prokurorinë e Tiranës nga Nënkryetari Enno Bozdo, i cili e ka konsideruar këtë mosveprim, një urdhër politik.

“Në emër të Bashkisë Tiranë dhe në emër të interesave të qytetarëve të Tiranës, – tha Bozdo, – kam depozituar në Prokurorinë e rrethit Tiranë kallëzimin penal për shpërdorim flagrant të detyrës të Ministrisë së Financave dhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Financave. Të dy në bashkëveprim me njëri-tjetrin, në kundërshtim flagrant të ligjit por duke zbatuar një urdhër politik, kanë bllokuar që prej një viti pagesat ndaj dy kompanive të cilat operojnë dhe ndërtojnë dy vepra madhore të qytetit të Tiranës: bulevardin e Tiranës dhe lumin e Tiranës.

Ndalimi me urdhër politik i këtyre pagesave, pavarësisht kërkesave të shumta, të njëpasnjëshme të Bashkisë Tiranë për zhbllokim ka sjellë dëme ekonomike, penalitete të parashikuara në kontratë për Bashkinë e Tiranës, ka dëmtuar rëndë interesin ekonomik të qytetarëve të Tiranës të cilët do të përfitonin nga ndërtimi i këtyre veprave dhe nga ana tjetër kanë lënë pa punë dy mijë punëtorë të cilët ishin të punësuar direkt në ndërtimin e këtyre dy veprave të mëdha, pra me një urdhër politik i cili i mbivendoset në mënyrë të turpshme ligjit, dy mijë familje shqiptare lihen pa bukë,” – theksoi ai.

Padia e Bashkisë së Tiranës së drejtuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndaj institucioneve të drejtuara nga mazhoranca vjen në një kohë kur këto të fundit kanë ngritur disa padi të tilla ndaj ish-zyrtarëve të PD-së.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit