Home KRYESORE Basha me ferm...

Basha me fermerët e Korçës: Do takohem me Presidentin Trump në SHBA

3
0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paralajmëron se së shpejti do të zhvillojë një vizitë në SHBA, ku la të kuptohej se do të ketë edhe një takim me Presidentin Donald Trump. Paralajmërimi i Bashës u bë gjatë një takimi elektoral që ai po zhvilloi me fermerët në zonën e Korçës.

Fermeri i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha, që kur të takojë presidentin amerikan Donald Trump, t’i përcjellë shqetësimet e korçarëve për politikat e ndjekura nga Rama. “Kur të takosh Trumpin, thuaja shqetësimet e hallet tona”,- tha fermeri korçar.

Basha-fermerit: Mos e nxirr sekretin se mërzitet Rama, por ti do më thuash pastaj se ku e more vesh se do të takoj Presidentin Trump.

Kreu i PD-së nuk ka dhënë detaje se kur do të zhvillojë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç duket, kompanitë e marketingut kanë rregulluar një takim me kreun e opozitës gjatë ditëve në vijim.

Një takim i tillë, pavarësisht mesazheve që mund të përcjellë, vlen si marketing elektoral për kreun e Partisë Demokratike para zgjedhjeve. Një shtrëngim duarsh me politikanin më të fuqishëm në botë është reklama më e mirë e kreut të PD-së për fushatën elektorale.

Para nisjes së fushatës elektorale, stafi i Kryeministrit Edi Rama bëri të gjitha përpjekjet e mundshme për të zhvilluar një takim mes Ramës dhe Presidentit të SHBA. Mundësia e takimit ishte samiti i fundit i NATO-s, ku Shqipëria është vend anëtarë. Por megjithë përpjekjet e Ramës dhe kompanive të lobimit, nuk pati asnjë takim dhe as një foto mes Trump dhe Kryeministrit Shqiptar.

Edhe pse fotot politikisht nuk thonë asgjë, pata fushatës një dorështërngim mes një politikani shqiptar dhe Presidentit më të fuqishëm  në botë, merret si mbështetje direkte e SHBA.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit