Home Sporti Barcelona “Ok...

Barcelona “Ok”, Arsenali befason Bajern, Roma “X” i çmendur

7
0

 

Luhen një pjesë e ndeshjeve të treta në fazën e grupeve në Champions. Në Grupin E, krye-ndeshja mes Arsenalit dhe Bajern Mynih, ku vendasit kërkonin fitoren e parë për të shmangur eliminimin dhe gjermanët fitoren e tretë për të siguruar kualifikimin, ishte edhe përballja më e fortë dhe emocionuese e mbrëmjes. Arsenali rikthehet pas dy humbjeve te fitorja pas triumfit 2-0 ndaj Bajern, me gola të Zhirud e Ozil. Ndeshja tjetër e këtij grupi që u zhvillua në Zagreb mes Dinamos vendase dhe Olimpiakos përfundoi 1-0 në favor të ekipit grek, me gol të Ideye në 79’. Olimpiakos ngjitet në kuotën e 6 pikëve, aq sa Bajern, si surpriza e grupit. Nata e tretë e ndeshjeve të fazës së grupeve në Champions League dhuroi spektakël në sfidën e Grupit E, mes Bajer Leverkusen dhe Romës.  Roma synonte të shmangte humbjen, për të mos rrezikuar eliminimin por u gjet në disavantazh të dy golave që në minutat e para të ndeshjes.  Në 4’, Javier Hernandez realizoi për vendasit me një 11-metërsh dhe  në  19’,  Javier Hernandez kaloi në epërsi të dyfishtë vendasit. Por  Daniele De Rossi në  30’ dhe  38’ me një dopietë vuri në barazpeshë gjithçka. Me fillimin e pjesës së dytë, Roma gjeti golin e tretë me Pjaniç, por deri në fund ndeshja dhuroi emocione të tjera dhe përfundoi në barazim 4-4.  Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Barcelona kërkonte fitoren e konfirmimit në  Bjellorusi ndaj Bate Borisov dhe Rakitiç kaloi katalanasit në avantazh në fillim të pjesës së dytë  dhe dyfishoi shifrat më vonë. Pas natës së tretë, Barcelona merr kreun me 7 pikë dhe Roma mbetet me dy pikë, kurse Leverkuesn mban vendin e dytë me 4 pikë. Në Grupin H, Dzyuba shënoi në 3’ për rusët e Zenit ndaj Lion por francezët barazuan me fillimin e pjesës së dytë. Hulk shënoi pak minuta më vonë dhe i dha fitoren e tretë radhazi skuadrës së Zenit, që e sheh veten shumë pranë kalimit të fazës së grupeve. Valencia kaloi më herët në avantazh ndaj Gent, por e mbylli në barazim 1-1 pjesën e parë dhe fitoi 2-1 në pjesën e dytë. Zenit e Valencia janë më afër kualifikimit. Në Grupin G, Porto mori kryesimin e grupit pas fitores së lehtë ndaj Macca Tel Aviv, që në pjesën e parë. Dinamo e Kievit u përball me Çelsin, në një sfidë te fortë, që u mbyll pa gola, ndërkohë që kualifikimi mbetet i hapur për të gjitha ekipet përveç izraelitëve në këtë grup. 

 

Champions League – Sot

Grupi E 

BATE Borisov –  Barcelona             0-2

Bajer L. – Roma                              4-4

Grupi F

Arsenal –  Bajern M.                       2-0

Dinamo Z. – Olimpiakos                 0-1

Grupi G  

Dinamo K. –  Chelsea                      0-0

Porto – Maccabi T.                           2-0

Grupi H 

Valencia – Gent                              2-1

Zenit St. Petersb.– Lion                 3-1

 

Grupi A – 22 tetor (ora 20:45)   

Malmoe – Shakhtar D.

PSG  – Real Madrid

Grupi B 

CSKA M. – Manchester U.

Volfsburg – PSV Eindhoven

Grupi C

Atletiko M. – Astana

Gallatasarai – Benfica

Grupi D

Juventus – Borussia M.

Manchester C. – Sevilla

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit