Home Sporti Bajern befaso...

Bajern befasohet në Porto, Barça “sulmon” Parisin, Mandzukiç shfajëson Realin

2
0

Bajern Mynih mund të quhet zhgënjimi i madh i ndeshjeve të para çerekfinale të Champions League. Barcelona, nga ana tjetër skuadra e vetme që është më pranë gjysmëfinaleve. Kur po afron mbyllja e ndeshjeve të dyta çerekfinale të Champions, Bajern po humb befasisht me Porto, 1-3, dhe Barcelona fiton 3-1, në Paris.

Ricardo Quaresma pa nisur mirë loja, në 2’, shënoi me  një 11-m në favor të Porto, dhe në  10' ai dyfishoi shifrat. Bajern mundi të shkurtonte diferencën në 28', me  anë të  Thiago Alcantara. Por në pjesën e dytë gjermanët e Pep Guardiola u gjetën sërish në befasi, sepse  Jackson Martinez kaloi Porton në 3-1. Bajerni luante në këtë  ndeshje pa dy lojtarët kryesore, Arjen Robben e Frank Riberi, të dëmtuar, ndaj i duhet që në ndeshjen tjetër të realizojë përmbysjen e madhe për të shmangur eliminimin, duke qenë se konsiderohej një prej ekipeve favorite të këtij edicioni.    

Neymar dhe Luis Suarez shënuan secili nga një gol në Paris, ndaj vendasve të PSG, duke i dhënë katalanasve një rezultat premtues për ndeshjen e kthimit që në mesin e pjesës së dytë. Suarez shënoi në 10 minutat e fundit golin e tretë dhe de Viel shkurtoi pak momente më vonë diferencën në, 3-1. PSG luante në këtë sfidë pa lojtarin kryesor, Zlatan Ibrahimoviç, i s’kualifikuar prej kartonit të kuq që mori në ndeshjen e kaluar me Chelsea.

 

Ndeshjet e së martës

Atletiko Madrid – Real Madrid 0-0

Mandzukiç, ndihmë Realit: Nuk më kafshoi askush

Në një kohë te Reali i Madridit po i trembeshin seriozisht një hetimi të mundshëm nga ana e UEFA-s në drejtim të Carvajal, që dyshohej se kafshoi dhe goditi me grusht në stomak Mario Mandzukiç, gjatë një kontakti mes të dyve në zonë në ndeshjen Euroderbi të Champions, është vetë sulmuesi kroat ai që shfajëson rivalin. Mario Mandzukiç u përgjak në fushë, në barazimin pa gola, 0-0, por nuk hezitoi të jepte versionin e tij mbi ngjarjen në “Calderon” duke shfajësuar agresorin e tij të mundshëm. – “Nuk ka asnjë motiv për të polemizuar, nuk pësova asnjë kafshim dhe nuk ndodhi asgjë, – shpjegoi Mandzukiç në profilin e tij në Tëitter, ku edhe shtoi, – ” Ndeshja ishte shumë e fortë dhe të dyja skuadrat dhanë gjithçka, por kaq, asgjë më shumë”.  Vetë Carvajal  nga ana e tij e kishte mohuar episodin menjëherë pas ndeshjes duke deklaruar. – “U akuzova se kam kafshuar një kundërshtar, por dua të sqaroj se nuk kam kafshuar askënd, madje as kam provuar ta bëj diçka të tillë”. 

Incidente të tilla konsiderohen të pafalshme nga UEFA dhe FIFA-s.

Luis Suarez për një gjest të ngjashëm u dënua në Angli kur luante me Liverpul me 9 javë dhe në botërorin e fundit me Uruguain u pezullua disa muaj nga çdo aktivitet sepse ishte ras i përsëritur ndaj mbrojtësit italian Chiellini.

Dy ekipet finaliste të sezonit të kaluar në Champions League, pas barazimit 0-0, do të luajnë në “Stantiago Bernabeu” për të përcaktuar një nga ekipet gjysmëfinaliste të këtij edicioni.

Ndeshja tjetër e parë çerekfinale mes Juventus e Monaco përfundoi 1-0 në favor të ekipit të Seria A. Arturo Vidal realizoi golin e vetëm me një 11-metërsh në mesin e pjesës së dytë.      

 

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit