Home POLITIKE “Arsimi, vler...

“Arsimi, vlerë e jashtëzakonshme e shoqërisë shqiptare”

90
0

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Zëvendësministrja e Arsimit, znj. Nora Malaj, urojnë të gjithë arsimtarët për festën e 7 marsit

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, dhe Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, kanë zgjedhur shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” për të uruar mësuesit me rastin e ditës së 7 marsit.

Ata u kanë dhuruar buqeta me lule mësuesve të kësaj shkolle, duke i përcjellë atyre urimet përzemërta në këtë ditë të veçantë edhe në emër të LSI-së.

Deputetja Kejdi Mehmetaj, ish-nxënëse në shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” vlerësoi punën e mësuesve si edhe duke nënvizuar nevojën e përmirësimit të situatës së arsimit në vend.

“Puna që duhet të bëjmë ne është shumë e madhe dhe krahasimisht me mësueset, të paktën me mesueset që janë në shkollën “Petro Nini”, ku unë kam studiuar, ne duhet të bëjmë realisht shumë. Unë, ne katër viteve të mia në parlament kam folur për arsimin, qysh nga fjala ime e parë që ka qenë për Maturën Shtetërore, e le të themi deri te fjala ime e fundit këtu sot me ju, çdo ditë jam përpjekur të ngre një shqetësim që lidhet me çështjet arsimore: duke filluar që nga parashkollori e deri te universiteti.  I uroj të gjitha zyshave, kryesisht zyshave të mia , sepse na kanë ndihmuar të rritemi, të formësohemi, një 7 Mars të gëzuar me studentët e tyre, me familjet e tyre, edhe mbi të gjitha qoftë jeta e tyre aq e bukur ”, theksoi deputetja Kejdi Mehmetaj.

Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj uroi mësuesit për punën e përkushtuar që ato bëjn në arsimimin e brezave, duke shtuar se ka ende shumë punë për të bërë për të përmirësuar edhe më shumë procesin mësimdhëns nëpër shkollat e vendit.

“ Jam shumë e lumtur që jam tek “Petro Nini Luarasi” dhe ndaj këtë urim për të gjithë mësuesit shqiptar sot këtu. Ndjej përgjegjësi  dhe bëj një vlerësim aktual për situatën që jemi dhe mendoj që gjithmonë në sistemin e arsimit ka vend për përmirësim. Për një gjë, jam krenare, në 30 vitet e mija në arsim, që nëse do të investosh me dashuri tek të rinjtë, nëse do të investosh me dashuri tek populli jot, kryefjala duhet të jetë arsimi. Ajo është garancia e një edukimi të mirë, ajo është garancia për të krijuar qytetar të mirë, të Evropës së lirë dhe të botës së kulturuar”, theksoi Nora Malaj.

Lajmet Kryesore

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit